Lutfi Haziri nuk e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Që nga koha e diskutimit të opsionit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nënkryetari i LDK-së e kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka qenë një nga më të përfolurit në opinion si kandidat i këtij subjekti për kryeministër.

Mbrëmë ndërkaq, Haziri ka njoftuar se ka filluar tashmë punën me degën e tij në Gjilan. Fakti që Haziri përmendi postin e shefit të shtabit zgjedhor, megjithatë, nuk do të thotë se ai nuk mund të jetë personi që LDK-ja do ta kandidojë për kryeministër.

Ky subjekt pritet që të mblidhet sot në ora 14:00 me ftesë të kryetarit, Isa Mustafa

Lutfi Haziri ka thënë mbrëmë në DPT te Fidani në T7 se ka filluar paralelisht me përgatitjet për procesin e ri zgjedhor.

Ai thotë se është në debat të brendshëm me subjektin e tij, nëse do të vendosë të jetë kandidat për kryeministër.

Nënkryetari i LDK-së tha se qëndrimet e tij do t’i prezantojë në mbledhjen që mbahet sot.

“Unë jam kryetar i Gjilanit, kam fillu pregatitjet paralelisht lidhur me përgatitjen e procesit të ri zgjedhor.

Unë jam në debat të brendshëm, nuk e kemi komoditetin e partive tjera, për ta është qel vendi i kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit, na e kemi kryeministrin në detyrë. Tash e disa ditë emri im po lakohet, po unë i kam qëndrimet e mia do t’i paraqis sot. Ajo që thuhet në popull “fol e mbushma mendjen”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme