Kryetari i komunës Lutfi Haziri ka pezulluar nga puna Valon Shefkiun dhe Salih Kqikun pasiqë ndaj dy zyrtarëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda. Të pezulluarit do të marrin 50% të rrogës së tyre gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.
Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pezulluar nga puna dy udhëheqësit e tij në sektor shumë të ndjeshme, pasi që Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë zyrtare ngritjen e aktakuzës kundër Salih Kqikut udhëheqës i sektorit të prokurimit dhe ndaj Valon Shefkiut udhëheqës i sektorit të urbanizmit në kuadër të drejtorisë së Urbanizimit.
Haziri vendimin për pezullim parandalues e ka marrë më 12 mars 2018. Sipas këtij vendimi që e ka siguruar rajonipress nëpunësit civil Valon Shefkiu e Salih Kqiku do të marrin 50% të rrogës gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.
Haziri ndryshe ka ndjekur rrugën ligjore dhe në zbatim të procedurave e në mbështetje të ligjit për vetëqeverisje lokale, fillimisht ka kërkuar nga Prokuroria e Gjilanit njoftimin zyrtar për dy udhëheqësit e tij dhe më pas bazuar në aktakuzat e ngritura edhe ka marrë vendimin për pezullim.