Pak ditë më parë, ata festuan gjashtë vjetorin e martesës.
Çifti Lyrical Son dhe Gresa janë shumë të komentuar nga publiku në media dhe rrjetet sociale.
Këtë të shtunë, bashkëshortja e reperit feston ditëlindjen, me ç’rast ky i fundit u kujdes për një urim të përzemërt për të.
Ai ka publikuar një fotografi të tijën bashkë me gruan në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka uruar edhe plot të tjera më të dashurës së tij.
“Urime ditëlindja shpirt. Ishalla edhe plot tjera me shëndet e dashuri (që po i bjen me mua haha)”, ka shkruar reperi prishtinas në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e fansave që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit e reperit në hapësirën për komente.
Si fryt i martesës gjashtë vjeçare, çifti janë prindër të dy vajzave.