Maçoku i shtëpisë

Burri urrente maçokun që mbante e shoqja në shtëpi.
Një ditë vendosi ta largojë nga shtëpia.
Mori maçokun dhe e largoi nja 10 ndërtesa larg.
Por, kur mbërriti në shtëpi pa që maçoku kishte arritur para tij.
Mori sërish maçokun dhe e dërgoi sërish 20 ndërtesa më larg shtëpisë, e maçoku sërish u kthye në shtëpi.
Kështu vazhdoi për disa ditë: Burri e largonte maçokun sa më larg por kur vinte në shtëpi, ai prapë ishte aty.
Një ditë i hipi makinës e mori maçokun dhe vendosi ta çonte sa më larg këtë herë.
Eci një rrugë te drejt pastaj u kthye majtas.
Sërish drejt e pastaj djathtas.
U bind që maçoku s’do të mund të kthehej dot.
E nxori nga makina dhe e hodhi në një kazan plehrash.
Pastaj pas tre orësh burri i telefonon të shoqes në shtëpi.
-Moj grua a është maçoku në shtëpi?
-Po, këtu është i përgjigjet gruaja.
-Po ma kalo moj legenin në telefon se e kam humbur rrugën.

Të ngjashme