Sekretari i Përgjithshëm i pallatit Elysee, Alexis Kohler, ka publikuar emrat e kabinetit qeveritar prej 22 ministrash që ka formuar politikani i qendrës së djathtë Edouard Philippe.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka miratuar qeverinë e re të vendit, të formuar nga kryeministri Edouard Philippe, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i pallatit Elysee, Alexis Kohler, ka publikuar emrat e kabinetit qeveritar prej 22 ministrash që ka formuar politikani i qendrës së djathtë Edouard Philippe.
Sipas deklaratës së Kohler, në kabinetin e përbërë nga 11 femra dhe 11 meshkuj ndodhen emra nga qendra e të djathtës dhe qendra e të majtës.
Përbërja e kabinetit qeveritar është si vijon: Gerard Collomb, ministër i Shtetit dhe Punëve të Brendshme, Nicolas Hulot, ministër i Shtetit dhe Ekologjisë, François Bayrou, ministër i Shtetit dhe Drejtësisë, Sylvie Goulard, ministër i Shtetit dhe i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ministër për Çështjet e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Richard Ferrand, ministër i Integrimit, Agnes Buzyn, ministre e Shëndetësisë dhe Solidaritetit, Françoise Nyssen, ministre e Kulturës, Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë, Muriel Penicaud, ministër i Punës, Jean-Michel Blanquer, ministër i Arsimit, Jacques Mezard, ministër i Bujqësisë, Gerald Darmanin, ministër i Financave, Frederique Vidal, ministre e Arsimit të Lartë, Kërkimeve dhe Zhvillimit, Annick Girardin, ministre e Territoreve Jashtë shtetit, Laura Flessel, ministre e Sportit, Elisabeth Borne, ministre Përgjegjëse për Transportin, Marielle de Sarnez, ministre për Çështjet e BE-së, Christophe Castaner, ministër për Çështjet e Parlamentit dhe zëdhënës i qeverisë, Sophie Cluzel, ministre për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Mounir Mahjoubi, ministër për Zhvillimet Digjitale dhe Marlene Schiappa, ministre për Barazinë Gjinore.
Politikani i qendrës së djathë, Philippe, ditën e djeshme kishte njoftuar se do t’i paraqiste kabinetin e tij presidentit Macron, por qeveria është miratuar sot si rezultat i disa ndryshimeve.
Kabineti qeveritar i Francës pritet që ditën e nesërme të mbajë takimin e parë nën kryesimin e Macron.