Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që Izraeli dhe Libani të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta, duke u ofruar të organizojë negociatat në Paris.
Macron tha se qeveria libaneze ka shprehur gatishmëri për dialog dhe se të gjitha shtresat e shoqërisë duhet të përfaqësohen në këto bisedime. Ai shtoi se Franca është e gatshme të lehtësojë procesin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në Liban.
Presidenti francez kërkoi gjithashtu që Hezbollah të ndalojë veprimet e tij ushtarake, ndërsa Izraeli të heqë dorë nga planet për një ofensivë të gjerë dhe të ndalë sulmet ajrore.
Tensionet u rritën pasi Hezbollahu filloi sulme ndaj objektivave ushtarake izraelite, ndërsa Izraeli reagoi me sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrut dhe në zona të tjera të Libanit jugor dhe lindor.