Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zemëruar homologun tij nga Brazili ku i quajti zjarret masive që kanë përfshirë Amazonën si “krizë ndërkombëtare”.
Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të bëhet temë e Samitit të G7 që do të mbahet në Biarritz, shkruan CNN.
“Shtëpia jonë po digjet. Në kuptimin e plotë. Mushkëritë e planetit tonë po digjen. Vendi ku prodhohet 20 përqind e oksigjenit tonë është në flakë”, është shprehur Macron.
“Është krizë ndërkombëtare”.
“Anëtarët e Samitit të G7 le ta diskutojnë këtë situatë emergjente gjatë dy ditëve”