Trump do të qëndrojë në Paris për të shënuar ditën Bastille, më 14 korrik, e cila njihet si festë kombëtare në Francë.
Po ashtu do të shënohet edhe 100 vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.
Trump pritet që të zhvillojë takime me Macronin për të biseduar edhe për konfliktin në Siri dhe luftimin e terrorizmit global.
Të dy do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës.