Macron: Stabiliteti i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 18:55 | Nga

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditur se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën.

Të dy presidentët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen reciproke të investimeve, njofton Associated Press.

Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord që të takohen ministrat e financave të të dy vendeve shumë shpejtë.

Kjo bisedë erdhi pasi Ankaraja nisi të tregonte shenja përmirësimi të marrëdhënieve me vendet evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme