Macron thirrje Afrikës për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Macron tha se vendi i tij dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Afrikën në luftën kundër terrorizmit dhe se në takimin e sotëm është diskutuar kjo temë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Afrikën në luftën kundër terrorizmit.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat dhe presidenti francez Macron i cili ndodhet për vizitë në Etiopi zhvilluan një takim në Qendrën e Përgjithshme të Unionit Afrikan në Addis Ababa.

Pas takimit dypalësh Mahamat dhe Macron kanë dhënë deklarata për gazetarët.

Macron tha se vendi i tij dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Afrikën në luftën kundër terrorizmit dhe se në takimin e sotëm është diskutuar kjo temë.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Mahamat tha se në takim është vlerësuar çështja e partneritetit strategjik mes Francës dhe Unionit Afrikan.

Macron pas takimit të zhvilluar dje me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed theksoi se kanë dëshirë të zhvillojnë bashkëpunimin me Etiopinë në fushën e mbrojtjes dhe se ushtarët francezë do të ofrojnë trajnime për ushtrinë e Etiopisë. /AA

Macron thirrje Afrikës për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Macron thirrje Afrikës për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit http://v.aa.com.tr/1416983

Posted by Anadolu Agency Shqip on Wednesday, March 13, 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme