Bota duhet të reagojë bashkërisht kundër pandemisë së koronavirusit, ka thënë të dielën presidenti francez gjatë një fjalimi që ka mbajtur nëpërmjet videolidhjes me përfaqësuesit e 20 shteteve më të pasura të botës.
Macroni kërkoi që të dilet me një kundërpërgjigje unike ndaj pandemisë. Lideri francez mendon se vetëm përpjekjet shumëpalëshe mund të ofrojnë zgjidhje për krizat botërore. Ai kujtoi se si liderët e botës ishin bashkuar më 2008 për ta përballuar krizën më të madhe financiare të shekullit 21.
Franca mendon se shtetet më të fuqishme të botës kanë përgjegjësi për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat me të cilat po përballet njerëzimi, sikur sprova shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi.
Macroni ka rekomanduar krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinim për shtresat e para që duhet të vaksinohen në vendet në zhvillim. Këtë rekomandim ia ka propozuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë.