Madagaskari regjistron vdekjen e parë nga Coronavirusi

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Shteti afrikan, Madagaskari, ka regjistruar vdekjen e parë me coronavirus, shkruan agjencia Reuters.

Një shërbyes mjekësor 57-vjeçar që vuante nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut, është viktima e parë nga COVID-19 në këtë vend, ka njoftuar task-forca e Madagaskarit për COVID-19.

Zëdhënësja e taskforcës, Hanta Danielle Vololontiana, në një deklaratë në televizion, ka njoftuar se 57-vjeçari ka vdekur në orët e vonshme të së shtunës.

“Një burrë nga vdekur nga COVID-19 në Madagaskar. Ai është 57-vjeçar dhe anëtar i stafit mjekësor”, është thënë nga Vololontiana.

Të ngjashme