Më 21 janar të vitit 2019 di të zhvillohet në Gjykatën e Madridit, seanca dëgjimore për Cristiano Ronaldon e akuzuar për evazion fiskal, të kryer gjatë periudhës kur ai ishte pjesë e Realit të Madridit.
Kjo seancë do të shërbejë për të ratifikuar paktin që futbollisti ka arritur me organet fiskale spanjolle, teksa ka pranuar fajin e tij dhe si rrjedhojë dënimin me dy vite burg me kusht, e një gjobë prej 18.8 milionë eurosh.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, seanca do të nisë në orën 9:50 të 21 janarit, por Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, e do të marrë pjesë në seancë nëpërmjet një videokonference, ku do t’iu përgjigjet akuzave për 4 shkeljet fiskale të kryera në periudhën 2011-2014.
Cristiano Ronaldo është një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit botëror, që ra në rrjetën e organeve fiskale spanjolle, së bashku me rivalin e tij Lionel Messi, si dhe Luka Modriç, Marcelo, Falcao, Di Maria, Mascherano, apo edhe trajneri Jose Mourinho.
Sipas Prokurorisë, Ronaldo kishte krijuar një shoqëri fantazmë për të fshehur një pjesë të të ardhurave të përfituara në Spanjë nga të drejtat e imazhit.