Magjistralja Prishtinë–Ferizaj e bllokuar për shkak të vërshimeve

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 14:25 | Nga Diellza Gashi

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, magjistralja Prishtinë–Ferizaj është bllokuar për qarkullim, raporton Ekonomia Online.

Paraditen e kësaj të shtunë Policia e Kosovës njoftoi për bllokimin e këtij segmenti, e po ashtu të ditur e ka bërë edhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi. Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës”, shkroi Durmishi.

Të ngjashme