Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka mposhtur kundërshtaren zvicerane, Fabienne Kocher, në Lojërat Europiane “Minsk 2019”.
Kjo është përballja e parë e xhudistes kosovare në këtë garë që është duke u zhvilluar në Bjellorusi, të cilën ajo arriti ta përfundojë me sukses.
Kujtojmë se zvicerania Fabienne Kocher është mposhtur edhe më parë nga Majlinda Kelmendi në “Grand Prix Tel Aviv 2019”.