Makina digjet për 5 minuta nga shpërthimi i baterisë

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 21:14 | Nga

Bateria e llojit “Tesla Model S” shpërtheu në flakë gjatë një testimi në jugperëndim të Francës. Katër njerëz ishin në makinë, duke përfshirë një punonjës të kompanisë “Tesla”.

Ata të gjithë shpëtuan të sigurt para se makina të “shkatërrohej krejtësisht” brenda 5 minutave pasi kishte filluar zjarri.

“Tesla” konfirmoi aksidentin dhe tha se po punon me autoritet franceze për të përcaktuar se çfarë ndodhi me saktësi, “dhe do të ndajë gjetjet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.

Një zyrtar i kompanisë “Tesla” tha se “nuk është dëmtuar askush. Mjeti mundësoi paralajmërime dhe pasagjerët ishin të aftë të dilnin të sigurt nga mjeti”.

makina

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme