Makina e mbuluar nga bora: Nxirren të gjallë pas pesë ditësh një burrë dhe qeni i tij

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Oregoni i SHBA-së bashkë me qenin e tij janë gjetur të gjallë pas pesë ditësh të ngujuar në veturë pas reshjeve të dendura të borës.

Jeremy Taylor nga Sunriver dhe qeni i tij Ally janë gjetur të premten nga një ngasës i motorit të borës në ‘Forest Service Roas 40’, shkruan Euronews.

Autoritetet kanë përdorur një pastrues bore për të arritur deri te Taylor dhe qeni i tij Ally, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por të uritur, ka njoftuar policia. Gjatë periudhës së rëndë që ka kaluar ai kishte ngrënë salcë.

Vetura e Taylor u bllokua të dielën e 24 shkurtit. Ai pastaj u zgjua të nesërmen ku pa se kishte rënë edhe më shumë borë dhe që e kishte të pamundur ta nxirrte që aty Toyotën e tij.

Zona në të cilën mbeti i bllokuar për pesë ditë 36 vjeçari ka regjistruar tash reshjet më të dendura të borës në 128 vjetët e fundit.

Ai kishte provuar më 25 shkurt që ta lëvizte veturën, por që atë ia pamundësoi sasia e lartë e borës.

Kështu që ai priti brenda veturës, duke e ndezur atë në periudha të ndryshe për t’u ngrohur, ka njoftuar policia.

Taylor dhe Ally tash janë bashkuar me familjarët dhe miqtë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme