Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 8 personave ka ndodhur mëngjesin e së martës në Tekirdag të Turqisë.
Media turke raporton se në mesin e viktimave janë edhe 4 fëmijë e 2 gra. Aksidenti raportohet të jetë shkaktuar nga akulli në rrugë. Kalimtarë rastësorë, të cilët panë makinën në përrua lajmëruan ekipet e xhandarmërisë, të cilët mbërritën në vendngjarje sëbashku me zjarrfikësit.
Pas nxjerrjes së makinës nga uji me ndihmën e një vinçi, autoritetet gjetën trupat e pajetë të 8 personave.
Gazeta “Posta” raporton së një prej viktimave, 42-vjeçari Erkan Aslan, dy ditë më parë kishte humbur edhe bashkëshorten pas një beteje me kancerin.