Makinacione ligjore që zvogëlojnë të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:28 | Nga

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG) thekson se Projektligji për ndryshime e plotësime të Ligjit mbi këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në Serbi përmban shumë mangësi, jo vetëm të natyrës terminologjike, por paraqesin shembull eklatant të zvogëlimit të të drejtave qytetare tashmë të fituara dhe të garantuara të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në Serbi, shkruan sot “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.

zgjidhjet e propozuara ndikohet drejtpërdrejt në funksionimin e këshillave kombëtare përmes kufizimeve financiare dhe pseudo-depozitimit të tyre, theksohet në komunikatën e PSG-së.

Sipas kësaj organizate, depolitizomi i këshillave kombëtare synon pakësimin e pavarësisë në punë të pakicave numerikisht më të mëdha të pakicave kombëtare (boshnjakëve, shqiptarëve, sllovakëve dhe hungarezëve), ndërsa ndaj të tjerave zbatohet përmes kufizimeve nga aspekti financiare nga ana e ministrive përkatëse, vlerëson PSG.

Pa marrë parasysh specifitetet e secilës bashkësi nacionale, ndryshimet paraqesin marketing të pasuksesshëm që lidhet me përmbushjen e kërkesave që dalin nga kreu 33 në prag të zgjedhjeve të sivjetshme për anëtarë të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

PSG u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të pakicave kombëtare që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe të regjistrohen në listat e posaçme zgjedhore të pakicave kom,bëtare, që u takojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme