Ministria e Brendshme e Kosovës ka marrë vendim javën e kaluar që të gjitha veturat me targa të përkohshme të Kosovës, në bazë të një udhëzimi adminstrativ të vitit 2012, që veturat me targa të ish-Jugosllavisë mund të regjistrohen në RKS dhe KS.
Ky ri-regjistrim mund të bëhet vetëm nëse pronari ka letërnjoftim të Kosovës, shkruan Kossev.info, transmeton Klan Kosova.
Kjo vjen si rezultat i finalizimit të marrëveshjes së vitit 2011 në Bruksel për Lëvizjen e Lirë të arritur më 14 shtator 2016.
“Nuk ka ndryshim në regjistrim për pronarin e veturës. Ndryshimi i pronarit mund të bartet vetëm pas zbatimit të detyrave në doganë”.
Kjo marrëveshje ka filluar së zbatuari nga 21 prilli i këtij viti dhe është valide deri më 1 shtator.
Ky lajm ka gëzuar më së shumit pronarët e makinave me targa PR, që janë rreth 1 mijë e 200 e më së shumti vijnë nga rajoni i Gjilanit.