Malajzia goditet nga përmbytjet e mëdha

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Malajzia është goditur nga përmbytjet më të mëdha në dekada.

Gjatë fundjavës, shiu i rrëmbyeshëm e goditi vendin dhe shkaktoi përmbytje të rënda në tetë shtete, duke zhytur pjesërisht disa qytete dhe fshatra.

Besohet se kanë vdekur të paktën 14 njerëz si pasojë e përmbytjeve, si dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ushtria malajziane po kryen operacione kërkim-shpëtimi me varka dhe dërgon furnizime për njerëzit që janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Situata mund të bëhet edhe me keq thuhet sipas Departamentit Meteorologjik të Malajzisë.

Të ngjashme