Mali i Zi, asnjë rast i ri me Coronavirus

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, nuk ka infektime të reja me Coronavirus në këtë vend.

“Nga raporti i djeshëm i gjendjes deri në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 e 45 minuta, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 57 mostrave, në mesin e të cilave nuk kishte raste të reja të infektimit me koronavirus”, tha Instituti i Shëndetit Publik, raporton RTCG.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i shfaqjes së Coronavirusit të ri në Mal të Zi është 321.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme