Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka paralajmëruar se sonte priten të fryjnë erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme e këtij vendi ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka theksuar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operacionale.
Paralajmërimi erdhi bazuar në të dhënat e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, njoftoi radio “Antena M” me qendër në Podgoricë.
Sipas parashikimit, sonte dhe në dy deri në tre ditët e ardhshme, në Mal të Zi priten erëra të forta veriore dhe verilindore me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.
Priten reshje kryesisht të dobëta deri në mesatare, me borë në shumicën e rajoneve kontinentale të Malit të Zi, dhe shi në bregdet. /