Kombëtarja e Malit të Zi ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor ndaj Bullgarisë dhe Kosovës.
Trajneri Faruk Haxhibegiq ka ‘ndëshkuar’ dy futbollistët serbë Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët kishin refuzuar të luanin kundër Kosovës në Podgoricë muaj më parë.
Fatos Beqiraj, i cili ishte kapiten në ndeshjen e parë, është në mesin e të ftuarve të Haxhibegiq.
Mali i Zi ka pak shanse të kualifikohet për në Euro 2020, teksa do luajë si vendas ndaj Bullgarisë kurse më 14 tetor udhëton në Prishtinë për t’u përballur me ‘Dardanët.
Më poshtë lista e të ftuarve të kombëtares malazeze.