Mali i Zi raporton katër të vdekur dhe 91 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ditë e vështirë në Mal të Zi, katër persona kanë vdekur nga coronavirusi, 91 të tjerë u infektuan.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të koronavirusit në Mal të Zi aktualisht është 1,937, raporton RTCG.

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi në 24 orët e fundit kryen 621 analizë PCR, nga të cilat 91 mostra ishin pozitive me coronavirusin.

Katër vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit, ku nga një persona kanë ndërruar jetë në komunat Zabljak, Tivat, Rozaje dhe Pljevlja, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit në lidhje me sëmundjen COVID-19 është 30.

Ndryshe është raportuar se janë shëruari 70 persona, kështu që numri i përgjithshëm i të rikuperuarve që nga 14 qershori është 181.

Të ngjashme