Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe në këtë mbledhje ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit, ju ishin ndaluar maturantëve të Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.
Në njoftimin për media, Kuvendi i kësaj komune ka kujtuar se vendimi i shkuar ishte marrë në korrik të vitit 2017.
Sot ky vendim u shfuqizua me 27 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.