Janë arrestuar dy të dyshuar nga Malisheva pasi që qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e të dyshuarit tjetër, derisa ky i fundit e ka mbytur qenin duke e qëlluar me armë zjarri, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Pas kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 29 fishekë si dhe një arme gjuetie dhe një gëzhojë.