Malmstrom i bën thirrje ShBA-së t’iu bashkohet bisedimeve për reforma të OBT-së

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Uashingtonit që të nisë bisedimet lidhur me mënyrat se si mund të reformohet Organizata Botërore e Tregtisë, ashtu që të parandalohet paralizimi i kësaj organizate ndërkombëtare.

BE-ja ka publikuar të hënën propozimet për reforma, për të cilat është arritur pajtueshmëri me Kinën, Indinë dhe shtetet tjera, duke shpresuar se do të tejkalohen kundërshtimet e shprehura nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat kanë vënë në krizë këtë Organizatë.

Komisionerja e BE-së për Tregti, Cecilia Malmstrom ka thënë se blloku evropian dhe Japonia nuk kanë pasur sukses në prezantimin e kësaj teme në bisedimet tripalëshe me Shtetet e Bashkuara.

“Shumë shtete në botë janë duke përkrahur këtë. Kështu që ju lutem ejani, uluni dhe bisedoni me ne. Ata nuk e kanë bërë këtë më parë. Çfarë do të ndodhë? Kush e di”, ka thënë Malmstrom para gazetarëve në margjina të një konference për tregti në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme