Si jeni ndjerë sot si familje 19 vjet pas vrasjes së Enver Maloku, duke e ditur se ende nuk është zbardhur vrasja e tij?
Maloku: 19 vjet janë tepër shumë për me prit për drejtësi, kemi prit që këtyre ditëve të fundit sidomos kur u ri aktualizuan shumë vrasjet politike, kemi prit që Prokuroria e shtetit ka me u marr seriozisht jo veç me vrasjen e babait tim po me vrasjet e gjithë veprimtarëve të LDK’së. Është një zhgënjim me thanë të drejtën, edhe kjo është edhe arsyeja pse unë vazhdimisht me zë të lartë e kam përkrah edhe punën e Gjykatës Speciale, sepse e kemi pas si shpresë të vetme pasi Prokuroria e Shtetit ka dështuar në trajtimin e këtyre rasteve, edhe UNMIK’u edhe EULEX’i prandaj ne e kemi pasur si shpresë të vetme Gjykatën Speciale për me i trajtuar rastet të cilat hynë në juridiksionin kohorë të Gjykatës speciale.
Gazeta Express: A besoni se Gjykata Speciale do t’a trajtoj edhe rastin e babait tuaj?
Maloku: Babi është vra me 11 janar 1999 edhe si rast hynë në juridiksionin e Gjykatës. Por ne deri më tash nuk kemi ndonjë informacion nëse do të trajtohet dhe nëse do të hetohet rasti i babit nga Gjykata, megjithatë unë shpresoj dhe unë besoj shumë që Gjykata ka me trajtu edhe rastin e babait tim.
Gazeta Express: Ju si familje a keni ndonjë indikacion/ informatë se Gjykata Speciale është duke e hetuar këtë vrasje?
Maloku: Deri tash jo, vetëm këto që i kemi parë në media, por ne si familje nuk kemi marr ndonjë informacion zyrtar prej cilësdo palë, qoftë prej Prokurorisë së shtetit, qoftë prej Gjykatës speciale.
Gazeta Express: I kemi pa disa deklarata, sot në media ku u hodhën dyshime mbi disa persona, si i komentoni ato?
Maloku: Në fakt unë nuk dua hiq ti komentoj këto deklarata, duhet me u marr prokuroria me deklarata të tilla, edhe kushdo që thotë se ka ndonjë informacion, prokuroria e shtetit atë detyrë e ka që ti trajtoj seriozisht secilin informacion për secilin krim të kryer në territorin e Kosovës.
Gazeta Express: Po ju si familje a dyshoni në ndokënd?
Maloku: Ne si familje nuk e kemi marr kurrë në dorë situatën në kuptimin e kontrollimit të hetimeve, ose te dyshimit për gjeta të tilla, ne ia kemi lënë komplet në dorë të shtetit, sepse babi nuk është vra për çështje private, babi është vra për këtë vend edhe shtetit i takon me u marr me vrasjen e tij