Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë zhvilluar asnjë takim prej 8 janar të këtij viti rreth arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë.
Por të dyja subjektet i kanë bërë njëra-tjetrës oferta të njëpasnjëshme për bashkëqeverisje.
LDK-ja ka kërkuar që posti i kryeparlamentarit t’i takojë kësaj partie Lidhjes Demokratike të Kosovës deri në zgjedhjen e presidentit të ri, i cili gjithashtu do t’i përkiste partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.
Politologu Albinot Maloku, në një prononcim për Ekonomia Online këtë kërkesë të LDK-së po e konsideron të palogjikshme dhe njëra ndër pengesat kryesore për arritjen e koalicionit ndërmjet për formimin e qeverisë.
Maloku kryeparlamentarin me rotacion po e sheh si pengesë për arritjen e koalicionit VV-LDK
“Me duket krejt i palogjikshëm dhe irracional që të kërkohet vendosja ose konkretisht heqja e kryetarit të kuvendit për një periudhë një vjeçare derisa të bëhen ndryshime të presidenti dhe është kërkesë dhe propozim irracional që nuk gjen në asnjë formë dhe përmbajtje mirëkuptim te njerëzit që i njohin rrethanat. Unë këtë e shoh pengesë për të arritur derti te ajo që është proklamuar rregullisht dhe qytetarët kanë votuar për këtë koalicion forcash”.
Maloku konsideron se nga fillimi i procesit të negociatave me VV-në, LDK-ja është treguar joparimore dhe për këtë po dëshmon edhe këmbëngulësia në pozitën e kryeparlamentarit, të cilët pozitë vet VV-ja ia kishte premtuar Vjosa Osmanit.
” Unë nuk shoh arsyeshmëri në ato që thuhet se Konjufca duhet të jep dorëheqje përderisa dihet se para vendosjes së ai të jetë kryetar i Kuvendit dihet se ka pas bisedime që kjo çështje të zgjidhet. Glauk Konjufca ka thënë se kryetar i Kuvendit duhet të jetë Vjosa Osmani dhe kryeministër Albin Kurti. Por LDK-ja nuk është se pat një qasje parimore për të respektuar këtë dhe duke e vendosur çështjen e Presidentit dhe vendi ka ende president dhe unë nuk rekomandoj në asnjë mënyrë që VV-ja duhet të largohet nga pozicioni aktual i forcave politike në të cilat ajo ndodhet”, thotë ai.
Ai ka komentuar edhe vizitën e Ambasadorit Grenell, ku thotë se ardhja e tij ka të bëjë me shtyrjen përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me një marrëveshje përfundimtare.
ShBA-ja e ka të qartë se pa një qeveri stabile nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, andaj vizitën e Grenellit, Maloku nuk e sheh si presion, por një mesazh të qartë ndaj dy partive fituese për formimin e qeverisë.
“Vizita e Ambasadorit Grenell në Kosovë është në detyrat e tij që i ka marr nga presidenti Trump si i dërguar për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë rrafsh duhet parë kjo vizitë për arsye. Grenell nuk la pa përmend edhe për vështirësitë në formimin e qeverive në Gjermani dhe në Britani të Madhe që ishte një lloj mesazhi se nuk duhet të brengosemi por duhet të keni parasysh se në qoftë se kërkohet zhvillim ekonomik atëherë edhe vendi duhet të ketë një qeveri dhe në këtë rrafsh. Unë nuk e kam pa si presion të drejtpërdrejtë mirëpo ishte një mesazh i qartë se tej zgjatja rreth formimit të qeverisë duhet të merr fund nga se pa një qeveri stabile nuk mund të ketë një zhvillim ekonomik .Në këtë rrafsh shihet që do të bëjë detyrën e tij, dhe në qoftë se nuk do të ketë dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë atëherë edhe detyra e tij nga ana e Presidentit Trump nuk do të vlejë më për arsye se edhe presidenti Trump nuk e ka durimin aq të madh që të presë derisa palët të arrijnë deri të fillimi i dialogut”, thotë ai.
Ai thotë se qeveria e re nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, por duhet të ndjek interesat e veta dhe të ketë një qëndrim se çfarë kërkon konkretisht nga ky dialog.
“Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të fillojë dhe qeveria e re duhet të mos ketë frike dhe të mos bëjë praktika në çështjen e dialogut siç kanë bërë qeveritë e mëparshme në dialogun e Republikës së Kosovës ku kemi shkuar pa vizion të qartë dhe pa sqarueshmëri të asaj se çfarë do Kosova nga ky dialog. Pavarësisht që mund të kemi imponim nga faktori ndërkombëtar Kosova duhet të ndjek interesat e veta dhe kjo nënkupton se Kosova duhet të ketë një qëndrim se çfarë do nga ky dialog”, tha ai.
Maloku thotë se taksa ndaj Serbisë ka qenë hapi më i duhur nga qeveria Haradinaj, por megjithatë kërkon reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
“Si e tillë raportin tonë me Serbinë qytetarët e Kosovës e kanë rekomanduar që të ketë reciprocitet të plotë në të gjitha efektet me Serbinë dhe ky kishte me qenë hapi më i mirë. Taksa ka qenë vendimi më i mirë dhe më i duhur i qeverisë Haradinaj në raport me të gjitha të bëmat që pati Serbia karshi nesh. Taksa nuk është barazfleshme me agresionin dhe diplomatik të Serbisë rreth çnjohjeve për Kosovën, thotë ai Ekonomia Online.