Këngëtari shumë i pëlqyer nga vajzat, ka konfirmuar lidhjen e dashurisë.
Ylli latin, Maluma komentohet shumë për jetën private, sidomos për romancat e tij, shkruan lajmi.net.
Pasi la pas lidhjen me Natalian, këngëtari ka nisur një romancë të re dhe këtë gjë e konfirmoi edhe vet përmes fotografive që i postoi në rrjete sociale.
Maluma ka publikuar disa fotografi nga pushimet në bregdet, përmes së cilave tregoi se po shoqërohet nga e dashura.
Ai nuk preferoi ta zbulonte portretin e saj, por përmes fotografive la të kuptohet se kush fshihet pas atyre fotografive.
Këngëtari, muaj më parë ishte fotografuar në momente intime me vajzën në fjalë, gjatë qëndrimit në Nju Jork.
Thuhet se vajza quhet Susana Gomez dhe nuk është emër i njohur për publikun.