Kryetari i i New Yorkut, Zohran Mamdani, foli për arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Mamdani njoftoi në mediat sociale se ishte njoftuar paraprakisht për arrestimin e Maduros dhe gruas së tij, si dhe për burgosjen e tyre të planifikuar në paraburgim federal në Nju Jork.
Maduro dhe gruaja e tij thuhet se do të mbahen në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit, një strukturë federale në Brooklyn.
Kritika të ashpra ndaj administratës Trump
Mamdani kritikoi ashpër veprimet e administratës së Donald Trump.
“Një sulm i njëanshëm ndaj një kombi sovran është një akt lufte dhe një shkelje e ligjit federal dhe ndërkombëtar”, tha kryebashkiaku. “Kjo ndjekje e hapur e ndryshimit të regjimit jo vetëm që prek ata që janë jashtë vendit, por ndikon drejtpërdrejt edhe njujorkezët, përfshirë dhjetëra mijëra venezuelianë që e quajnë këtë qytet shtëpi”, përfundoi ai.
I was briefed this morning on the U.S. military capture of Venezuelan President Nicolás Maduro and his wife, as well as their planned imprisonment in federal custody here in New York City.
Unilaterally attacking a sovereign nation is an act of war and a violation of federal and…
— Mayor Zohran Kwame Mamdani (@NYCMayor) January 3, 2026