Grupi i Grave Deputete ka mbajtur sot një takim, në të cilin u shqyrtua Raporti dyvjeçar i funksionimit të Mamografit mobil. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtori QKUK-së, dhe ekipi i Mamografit Mobil.
Fillimisht, kryetarja e GGD-së Blerta Deliu – Kodra, theksoi se ndjehet e lumtur që sot prezantohet puna e Mamografit mobil, një projekti i suksesshëm i Grave Deputete, në bashkëpunim me donatorët, i cili ka filluar në mars të vitit 2012 dhe është duke vazhduar punën në të gjitha komunat. Ajo tha se gratë deputete e mbështesim 240 mije ero projektin e Ma- Mo 2 , Qendrën Referente për Diagnostikë të gjirit, si dhe vazhdojnë ta mbështetësin shëndetësinë me projekte të ndryshme konkrete.
Me ketë rast , foli edhe zëvendësministri i Shëndetësisë , Dr. Izet Sadiku, i cili tha se MSH-ja është shumë e vëmendshme që aparatura të jetë sa më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të përfshijë sa më shumë lokalitete. Curr Gjoci, drejtor QKUK-së, përshëndeti Grupin e Grave Deputete për iniciativën për Mamografin mobil dhe Ma-Mo 2, duke kërkuar buxhet për aparaturën dhe stafin.
Ndërkaq, Dr. Ardian Biçaku, paraqiti raportin e detajuar për periudhën 2 vjeçare të punës. Me këtë rast ai tha se kjo aparaturë, deri me tash, ka qenë në 21 komuna , duke ekzaminuar rreth 5161 gra. Ai ka deklaruar se deri me datën 30. shtator 2016 ,me kancer të gjirit janë diagnostifikuar 44 gra. Sipas tij do të insistohet që kontrollet me mamograf të kryhen në çdo lokalitet. Ai ka folur edhe për Ma-Mo2 dhe për Qendrën referente për diagnostikë të gjirit, ku funksionojnë: ultrazëri i kategorisë së lartë , mamografi i ri (me kapacitet më të madh), rezonanca e gjirit si dhe procedurat diagnostike.
Edhe deputetet: Safete Hadergjonaj, Time Kadriaj, Shukrie Bytyqi, Mexhide Mjaku , Teuta Haxhiu , Labinota Demi dhe Salihe Mustafa, theksuan faktin se GGD-ja është e përkushtuar që të ndihmojë edhe më tutje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. me projekte konkrete. Ndërkaq, nga ekipi i mjekëve të mamografit mobil, Shkëndie Nuza, paraqiten sfidat për mbarëvajtjen e Mamografit Mobil.
Krejtësisht në fund, u rekomandua që të hartohet programi nacional për mamografi, duke kërkuar linjë të veçantë buxhetore për mamografi. Është kërkuar gjithashtu ,të bëhet digjitalizimi i mamografive dhe shtimi i numrit të tyre.