Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç, për implementimin e Programit Nacional për Rininë.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti pasi prezantoi Programin Nacional për Rininë, u shpreh mirënjohës ndaj Krasniç për mbështetjen që po ofron për realizimin e këtij programi.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar për nxënësit e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, duke përfshirë këtu që gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës. Prandaj, duke e ditur se shumica e banorëve të Mamushës i përkasin komunitetit turk, jam mirënjohës që kryetari i kësaj komune Krasniç, po na ofron përkrahje në implementimin e Programit Nacional për Rininë.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç tha komuna që ai drejton si dhe komuniteti turk është i gatshëm për bashkëpunim.
“Ky është një program i mirëseardhur për komunitetin turk që jeton në Kosovë. E falënderoj Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport që na ka ofruar këtë program edhe në gjuhën turke që ta implementojmë edhe në Mamushë. Me kënaqësi ju them se komuniteti jon është i gatshëm për bashkëpunim dhe për garë”, tha Krasniç.
Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri i cili tha se me këtë program do të përmirësohen rezultatet e vlerësimeve të jashtme si dhe sipas tij, pritet të ndikojë edhe në avancimet e rezultatve të Testit PISA.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe drejtori komunal i arsimit Xhafer Morina.
Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.