Man City dhe Bayern nuk merren vesh për çmimin e Sanes

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Anësorit i skadon kontrata në vitin 2021

Bayern Munich nuk po arrin të pajtohet me Manchester Cityn për çmimin e Leroy Sane.

Pavarësisht se kontrata i skadon verën e ardhshme, City nuk dëshiron ta lërë të largohet lojtari me një çmim të lirë.

Sido që të jetë, Sane është duke insistuar që të kthehet në Gjermani dhe të rrisë në vendlindje vajzën.

Oferta e parë e Bayernit raportohet të ketë qenë 40 milionë euro, të cilën City as nuk e ka konsideruar, duke e kthyer prapa.

Edhe përkundër krizës së koronavirusit dhe vitit të fundit të kontratës, City kërkon së paku 100 milionë funte.

Të ngjashme