Man City ka angazhuar avokat për të fituar betejën kundër UEFA-s

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka filluar betejën kundër UEFA-s për suspendimin dy vjeçar nga garat evropiane.

Kampionët e Premierligës kanë angazhuar avokatin e njohur David Pannick, për të kërkuar rrëzimin e vendimit të UEFA-s, sipas The Mirror, përcjell lajmi.net.

David Pannick njihet si një nga avokatët më të mirë në Britani, dhe është zgjedhur për të udhëhequr betejën e Manchester Cityt kundër UEFA-së.

63 vjeçari kishte përfaqësuar dy herë Gina Miller kur sfidonte Boris Johnson dhe ish kryeministren Theresa May në çështjet që lidheshin me Brexit.

Sfida ndaj UEFA-s nuk do të jetë e lehtë për Manchester City, dhe për t’u përgatitur sa më mirë në këtë çështje, kampionëve të Premierligës shërbimet e Pannick do t’u kushtojnë 20 mijë funte në ditë.

Të ngjashme