Man United e monitoron Griezmennin

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez i Barcelonës pëlqehet qe një kohë të gjatë nga “Djajtë e Kuq”

Antoine Griezmann është bërë përsëri objektiv i Manchester Unitedit. Sulmuesi francez qe një kohë të gjatë pëlqehej nga gjiganti britanik. Por, përfaqësuesi francez e kishte preferuar transferimin në Barcelonë para “Djajve të Kuq”, përcjell Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou”. E tash, “Todofichajes” zbulon se klubi nga “Old Trafford” do ta nisë në ofanzivë të re për Griezmannin. Nga ana tjetër, Barça e sheh kampionin e botës me Francën si lider të ri të sulmit pas largimit të Lionel Messit.

Të ngjashme