Në përvjetorin e 62-të të tragjedisë së Munihut, që i la të vdekur 23 persona, Manchester Unitedi i kujtoi tetë futbollistët dhe 15 personat e tjerë që vdiqën shkaku i aksidentit me aeroplanin me të cilin po udhëtonte skuadra e klubit.
Më 6 shkurt të vitit 1958, lojtarët e Manchester Unitedit ishin duke u kthyer nga Beogradi, ku kishin siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës Evropiane (tani njihet si Liga e Kampionëve) falë fitores kundër Crvena Zvezdas, transmeton Gazeta Express.
Lojtarët që po udhëtonin në atë aeroplan ishin vlerësuar si ndër talentet më premtues në histori të futbollit anglez, pasi që ishin në rrugë të duhur për t’u bërë skuadra e parë britanike që e fiton një trofe evropian.
Today, we remember them.#FlowersOfManchester
43.7K8:00 AM – Feb 6, 2020Twitter Ads info and privacy16.3K people are talking about this
Megjithatë, tragjikisht, pasi ishte ndalur në Munih për t’u furnizuar me kerozinë, aeroplani me të cilin po udhëtonte skuadra e stafi i Manchester Unitedit, si dhe disa gazetarë, u përplas në tentimin e tretë për t’u ngritur shkaku i borës që e kishte mbuluar pistën. Kjo tragjedi ia mori jetën 23 personave, ndërsa 21 të tjerë mbijetuan.
Trajneri Matt Busby shpëtoi pasi u trajtua për një kohë të gjatë në spital, mirëpo tetë lojtarë e humbën jetën. Edhe 62 vjet pas kësaj tragjedie, tifozët e futbollit anglez besojnë se ajo skuadër e Manchester Unitedit mund ta kishte shkruar historinë si skuadra më e mirë britanike ndonjëherë.
The #FlowersOfManchester. Forever a part of our history.Forever rememberedwww.manutd.com8,32210:00 AM – Feb 6, 2020Twitter Ads info and privacy1,840 people are talking about this
Tetë lojtarët e vdekur:
Duncan Edwards – 150 paraqitje, 20 gola, vdiq në moshën 21-vjeçare
Tommy Taylor – 191 paraqitje, 131 gola, vdiq në moshën 26-vjeçare
Roger Byrne – 245 paraqitje, 17 gola, vdiq në moshën 28-vjeçare
Billy Whelan – 98 paraqitje, 53 gola, vdiq në moshën 22-vjeçare
Eddie Colman – 85 paraqitje, 1 goal, vdiq në moshën 21-vjeçare
Mark Jones – 103 paraqitje, 1 goal, vdiq në moshën 21-vjeçare
David Pegg – 127 paraqitje, 24 gola, vdiq në moshën 22-vjeçare
Geoff Bent – 12 paraqitje, 1 goal, vdiq në moshën 25-vjeçare
Tragjedia e Munihut ia mori jetën edhe 15 personave të tjerë:
Kenneth Rayment, ndihmëspiloti
Tom Cable, drejtori i kabinës
Walter Crickmer, sekretari i klubit në Manchester United
Tom Curry, pjesë e stafit të trajnerëve në Manchester United
Bert Whalley, drejtuesi i trajnerëve në Manchester United
Frank Swift, gazetar i News of the World dhe ish-portier i Manchester Cityt
Alf Clarke, gazetar i Manchester Evening Chronicle
Donny Davies, gazetar i Manchester Guardian
George Follows, gazetar i The Daily Herald
Tom Jackson, gazetar i Manchester Evening News
Archie Ledbrooke, gazetar i The Daily Mirror
Henry Rose, gazetar i The Daily Express
Eric Thompson, gazetar i The Daily Mail
Bela Miklos, agjent udhëtimesh
Willie Satinoff, tifoz i Manchester United dhe shok i ngushtë i trajnerit Matt Busby