Manchester Unitedi po vëzhgon me kujdes mesfushorin e Napolit, brazilianin e natyralizuar në italian, Jorginho.
Djajtë e Kuq do ta marrin shumë seriozisht përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit, në theks të veçantë mesfushën.
Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi janë admirues të mëdhenj të 26-vjeçarit italian dhe kanë përzgjedhur Jorginhon si një anëtar të ri të mundshëm në mesfushë përpara sezonit të ardhshëm.
Unitedi tashmë ka shikuar me kujdes edhe dyshen e talentuar të Borussia Dortmundit, Julian Weigl dhe Christian Pulisic.
Mesfushori Jorginho shënoi gol në humbjen e Ligës së Kampionëve të Napolit në Manchester City dhe u cilësua si lojtar ‘i mrekullueshëm’ nga Pep Guardiola.
Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor qendror në afatin kalimtar të transferimeve të janarit, por Jorginho do të ishte i padisponueshëm në Kupat Evropiane, pasi ka luajtur në Ligën e Kampionëve.
Jorginho ka filluar 15 nga 18 ndeshjet e Serie A me Napolin në mesfushën mbrojtëse, duke shënuar dy herë dhe duke ofruar tre asistime.
Për rolin e mesfushorit Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe Andre Gomesin e Barcelonës.