Manchester United është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për të nënshkruar me talentin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic.
Talenti amerikan me prejardhje kroate, vazhdon të jetë synim i disa skuadrave evropiane.
Liverpool dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për yllin e Borussia Dortmund.
Gazeta gjermane ‘Sport Bild’ shkruan se kësaj gare së fundi i është bashkuar edhe Manchester United, përcjell ‘lajmi.net’.
20 vjeçari që në vitin 2016 u bë lojtari më i ri i huaj që shënon gol në Bundesligë, vlerësohet rreth 80 milionë euro.
Pulisic në 76 paraqitje për Dortmund ka shënuar 10 gola.