Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimet e tre lojtarëve të ekipit të parë pas skadimit të kontratave të tyre.
Jadon Sancho , Casemiro dhe Tyrell Malacia do të largohen të gjithë nga klubi këtë verë. Sancho ka qenë me Djajtë e Kuq që nga viti 2021, ndërsa Casemiro dhe Malacia mbërritën në Old Trafford në vitin 2022.
Njoftimi për largimin e tyre erdhi nga një njoftim në faqen zyrtare të klubit.
“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Casemiron, Tyrellin dhe Jadonin për kontributin e tyre në United dhe t’u urojnë atyre fat të mbarë në të ardhmen”.
“Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, thuhet në njoftimin e Unitedit, i bashkangjitur me fotografitë e tyre.
Përveç largimeve të lojtarëve të nivelit të lartë, United njoftoi gjithashtu se lojtarët e akademisë Sonny Aljofree, James Nolan dhe Malachi Sharpe do të largohen nga klubi pas përfundimit të marrëveshjeve të tyre.