Klubi anglez, Manchester Unitedi do të përpiqet të lidhë sulmuesin Marcus Rashford me një kontratë të re këtë verë, pavarësisht formës së tij të dobët së fundmi.
Anglezi është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në vitin 2023, me klubin që ka një opsion për ta zgjatur edhe 12 muaj të tjerë dhe aktualisht fiton rreth 200 mijë funte në javë.
Sipas mediumit ESPN, Unitedi do t’i prezantojë anglezit Rashford një kontratë të re afatgjatë këtë verë.
Djajtë e Kuq duan të shmangin përsëritjen e të njëjtave probleme që kanë gjetur me dyshen Paul Pogba dhe Jesse Lingard.
Të dy lojtarët do të largohen nga klubi si transferime të lira kur kontratat e tyre të skadojnë verën e këtij viti.
Reprezentuesi anglez Rashford ka qenë i dobët deri më tani këtë sezon, por hierarkia e klubit beson se 24-vjeçari ende nuk është rikuperuar plotësisht nga operacioni në shpatull.
Në anën tjetër, Lingard nuk është se ka pasur shumë raste për të treguar vlerat e tij dhe largimi është i pashmangshëm.