Manchester United thuhet se ka refuzuar transferimin e ukrainasit Mykhaylo Mudryk në fillim të afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi ukrainas së fundmi iu bashkua Chelseat në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 100 milionë euro dhe ai bëri përshtypje në debutimin e tij nga bankina në barazimin 0-0 me Liverpoolin të dielën.
Megjithatë, Mudryk thuhet se ishte i lidhur me një lëvizje te Unitedi para se të bashkohej me Chelsean.
Sipas The Mirror, e gjithë kjo është për shkak se Djajtë e Kuq në të vërtetë refuzuan mundësinë për të blerë ukrainasin.
Thuhet se, përpara se Chelsea dhe Arsenali të bënin të njohur interesimin e tyre për 22-vjeçarin, Unitedit iu dha shansi për të nënshkruar me Mudryk nga Shakhtar Donetsk.
Megjithatë, ata hodhën poshtë një marrëveshje pasi thuhet se janë të kënaqur për momentin me sulmuesit e tyre anësorë aktualë.