Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës.
Ai theksoi se LDK-ja mbetet projekti i vetëm që garanton zhvillimin e shtetit dhe se po ndërtohet një moment historik me fitoren e madhe të partisë dhe të kryeministrit Lumir Abdixhiku.
Manaj falënderoi qytetarët e Prishtinës për mbështetjen, mikpritjen dhe besimin e dhënë.