Manchester Unitedi nuk e do Eriksenin

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka përjashtuar mundësinë që të bëjë ofertë për Christian Eriksenin në afatin kalimtar të janarit.

Raportimet e lidhnin Unitedin me një ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për mesfushorin e Tottenhamit, që ka kontratë deri në fund të sezonit, por ende s’është bërë asnjë ofertë.

Unitedi ka mbajtur bisedime me Spurs për Eriksenin edhe gjatë verës së shkuar, por lojtari mbeti në Londër.

Ndërkohë, SkySports shkruan se Erikseni e sheh të ardhmen e tij larg Premier Ligës, dhe është i interesuar për kalim tek Interi.

Të ngjashme