Manchester Unitedi pritet ta refuzojë ofertën e Interit për Martialin

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez, Manchester United nuk do të pranojë një ofertë nga Interi për sulmuesin francez, Anthony Martial.

Nerazzurrët konfirmuan shitjen e Romelu Lukaku te Chelsea të enjten për një tarifë të madhe prej 98 milionë funtesh apo 115 milionë eurosh.

Raportet në Itali kanë pohuar se Interi tani do të përdorë disa nga këto para për të ndjekur Martialin, i cili ka pasur një formë jo të vazhdueshme në Old Trafford.

Sidoqoftë, sipas mediumit Daily Mail, Unitedi po përgatitet të refuzojë ofertën fillestare të Interit prej 50 milionë funtesh apo 60 milionë euro.

Ole Gunnar Solskjaer ende ka besim të madh në Martial, pavarësisht paraqitjeve të tij jo të vazhdueshme në nivelin e lartë.

Dhe duke qenë se Cavani do të mungojë për ndeshjet e para këtë sezon, Martial pritet të udhëheqë vijën e sulmit për Unitedin.

Të ngjashme