Manchester United e ka vazhduar serinë e fitoreve në Premierligë pasi të shtunën pasdite e mposhti Swansean në “Old Trafford”.
Skuadra e Jose Mourinhos e arriti fitoren e katërt më radhë duke triumfuar 2-0 ndaj Swanseas në shtëpi, raporton Express.
United e kreu punën në pjesën e parë kur shënoi dy herë, me anë të Romelu Lukakut në minutën e 5-të dhe Alexis Sanchezit në minutën e 20-të.
Manchester United vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë, tani me 68 pikë, 13 më pak se lideri Manchester City dhe dy më shumë se Liverpool.
Swansea pas kësaj humbjeje bie në pozitën e 15-të me 31 pikë.