Manchesteri monitoron Oblakun

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për portierin e Atletico Madridit, sllovenin Jan Oblak. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze.

Bëhet e ditur se Manchesteri e sheh Oblakun si zëvendësim ideal për spanjollin David De Gea, i cili në fund të këtij edicioni do të largohet si futbollist i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Oblak 26-vjeçar, ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 120 milionë eurosh.

Oblak vlerësohet ndër portierët më të mirë këtë edicion kurse te Atletico Madridi është transferuar para pesë vjetësh nga skuadra e Benficas. Oblak gjithashtu ka edhe 23 paraqitje me Përfaqësuesen e Sllovenisë.

Të ngjashme