Te Manchester Unitedi kanë gjetur zëvendësimin për mesfushorin Paul Pogba që pritet të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin nga Lille, Boubakary Soumare.
Tabloidi anglez “The Sun” ka raportuar të mërkurën se Manchesteri tashmë ka nisur bisedimet me ekipin francez në lidhje me transferimin e Soumaret, transmeton Koha Ditore.
Për kartonin e tij, Manchesteri është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për ta transferuar gjatë janarit. Soumare ka 13 ndeshje këtë edicion te Lille dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.
Ai te Lille është transferuar para dy vjetësh nga ekipi i dytë i PSG-s si dhe është pjesë e rregullt e Përfaqësueses U-21 të Francës.