Lista Serbe ka njoftuar se deputetët e saj sot “shkurtimisht” morën pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të parandalojnë që për arsye procedurale t’iu merren mandatet e deputetëve.
Ata theksuan se janë të obliguar të mbrojnë zëvendësimin e tyre me siç i quajtën ‘serb privat’ të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
Përmes një kumtese për media, kjo parti thotë se kanë përmbushur angazhimin formal që të mos mungojnë në seanca më tepër se gjashtë muaj.
Sipas tyre. “ishte koha për të parandaluar përsëritjen e skenarit në të cilin në postin e Ministrit të Bujqësisë erdhi një person i panjohur pa ndonjë peshë politike”.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme të thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 74 vota miratoi rrezolutën që i kërkon qeverisë që brenda 30 ditëve të përgatitjes dhe Parlamentit të paraqesë amendamente për ligjet të cilat mund të pengojnë organizimin e lojërave të fatit, transmeton Klan Kosova.
Deputetë të Listës Serbe të Goran Rakiqit nuk kanë marrë pjesë në seanca parlamentare qëkur ë Qeveria e ës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. /klankosova